Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte me makinë i armatosur dhe në gjendje të dehur.

Ai u kap nga uniformat blu teksa po lëvizte me makinën tip ‘Volkswagen’ në segmentin rrugor Burrel-Komsi.

Arma e zjarrit pushkë dhe automjeti u sekuestruan si provë materiale.

“Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Burrel-Komsi”, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan automjetin tip "Volkswagen" me të cilin udhëtonte 46-vjecari, i armatosur.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme