BULQIZE - Nëna e tre fëmijëve humbi jetën mëngjesin e sotëm poshtë një masivi kromi në zonën D të Bulqizë. Mbrëmjen e djeshme fëmijët i kanë dhënë përqafimin e fundit nënës së tyre, Bukurie Mara pa e ditur se nuk do të kthehej më.
Mëngjesin e sotëm 45 vjeçarja me banim në lagjen Minatori në Bulqizë të vjetër ishte nisur për të mbledhur krom të cilën më pas e shesin tek firmat në këmbim të një shume të vogël parash.
Bukuria ishte mamaja e 2 vajzave dhe një djali, fëmija më i madh 12 vjeç dhe më i vogli në kopësht, dhe mbledhja e kromit përreth minierës në zonën D të Bulqizës ishte e vetmja mënyrë për të siguruar mbijetesën.
45- vjeçare, qe nxirrte krom , teksa një masiv kromi e ka goditur në kokë duke e zënë poshtë. Personat që kanë qenë pranë kanë tentuar ti vijnë në ndihmë. Ajo është dërguar drejt spitalit të Bulqizës, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Nisin hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ata që jetojnë me këtë me mbledhjen e kromit, e dinë se ndonëse mund të punosh gjithë ditën të ardhurat për një ditë nuk i kalojnë 500 - 600 lekë në ditë. Por puna në minierë dhe përreth saj është i vetmi burim të ardhurash për banorët që jetojnë në Bulqizë
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com