Bulqizë/ Fshehën vdekjen e 82-vjeçares në aksident, arrestohet 16-vjeçari, nën akuzë djali i viktimës dhe 2 infermierët e Qendrës Shëndetësore (Detajet)

Bulqizë/ Fshehën vdekjen e 82-vjeçares në aksident, arrestohet 16-vjeçari, nën akuzë djali i viktimës dhe 2 infermierët e Qendrës Shëndetësore (Detajet)

Foto ilustruese

Bulqizë- Vdekja e një gruaje të moshuar mbrëmjen e 28 Gushtit, në fshatin Ostren të Bulqizës, nuk ishte natyrore apo nga rrëzimi, por një aksident rrugor i shkaktuar nga një i mitur, që drejtonte mjetin motor pa leje drejtimi.

Policia e Dibrës njoftoi sot se pas shoqërimit të të dyshuarit, sot (30 Gusht) ka zbardhur vdekjen e 82-vjeçares S.M., dhe ka arrestuar si të dyshuar drejtuesin 16-vjeçar, që duket se ka pasur edhe ndihmës në mbulimin e aksidentit.

Gjithashtu mori nën akuzë edhe djalin e viktimës, si dhe dy infermierët e Qendrës Shëndetësore në Ostren, pasi fshehën detajet dhe dinamikën e ngjarjes, duke e shitur atë si një rrëzim në rrugë.

Policia tha se i mituri po hetohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “largimi nga vendi i aksidentit”, djali i viktimës për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe 2 infermierët për "shpërdorimi i detyrës".

Aksidenti ndodhi rreth orës 23:40 të së mërkurës, teksa paraprakisht u njoftua Komisariati se “në fshatin Ostren, aksidentalisht ishte rrëzuar në rrugë shtetasja S.M., 82 vjeçe dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Bulqizës”

“Menjëherë është ngritur grupi hetimor për verifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, sqaroi policia vendore.

Teksa më tej shtoi dinamikën dhe zbardhjen e detajeve:

“Pas hetimeve të thelluara, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë dhe grumbullimi i të gjitha provave materiale, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ku rezultoi se 82-vjeçarja, rreth orës 20:00, të datës 28.08.2024, ishte aksidentuar nga një motomjet që drejtohej nga shtetasi  L.M., 16-vjeç, i cili pas ngjarjes ishte larguar nga vendi i aksidentit”.

Nën hetim në gjendje të lirë janë marrë dhe P. M., 56 vjeç, djali i të moshuarës, pasi rezulton se “ka pasur dijeni se nëna e tij është aksidentuar dhe nuk e ka kallëzuar rastin”. Si dhe I.K., 56 vjeç dhe H.K., 62 vjeçe, me profesion infermierë pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë Administrative Ostren, të dyshuar se “nuk kanë raportuar për dëmtimet e konstatuara në trupin e 82-vjeçares”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TaRrasBulba: 30/08/2024 16:08

    Pune sunitesh! Nuk e kane problem te shesin gjakun e vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori