BULQIZË - 45 vjecari, Shaban Grica, është viktima e radhës në minierat shqiptare.

Ai ka ndërruar jete pasditen e sotme pasi e ka zënë poshtë një masiv gurësh në minierën e Martaneshit në Bulqizë. 

Raportohet se ai ka ndërruar jetë në vend dhe ndihma e kolegëve ka qënë e panevojshme.

Policia dhe inspektoriati i punës janë nisur në vendngjarje dhe kanë filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)