BULQIZË-Policia ka sekuestruar 120 kilogramë kanabis të fshehur në 28 thasë.
Sipas policisë, kanabisi ishte fshehur në pjesën e tavanit të një banese dykatëshe të braktisur.
Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të kanabisit.
[gallery]21773[/gallery]
Deklarata e plotë e Policisë
Operacion policor antidrogë i koduar "Dushaj".
Sekuestrohen 28 thasë me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e përpunuar, rreth 120 kilogramë.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Bulqizë.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë marrë informacion në rrugë operative se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj , mund të kishte të fshehur lëndë narkotike.
Mbi bazën e këtij operacioni menjëherë shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar punën për kontrollin e banesës.
Si rezultat i kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar të dyshuar Cannabis Sativa.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si dhe grupi hetimor, ku nga kontrolli i imtësishëm i banesës rezultoi se:
Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa.
Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Gjithashtu vijon puna për peshimin e lëndës narkotike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO