TIRANE- Vendi i peshimit të kromit po del si arsye kryesore e protestave të bisnesmenëve, porse Policia e Shtetit, nuk do të bëjë lëshime, lidhur me operacionet e fundit, për të ndaluar kontrabandën. Deri më tani policia e Lezhës, Mirditës dhe Bulqizës kanë bllokuar dhjetra kamionë që u përkasin disa kompanive të rëndësishme, ndërsa dje efektivët blu hasën në rezistencën e tregtarëve. Ata kërcënojnë se do të hidhen në protestë, nëse vijojnë të ndëshkohen nga policia, që sipas tyre, përbën sjellje arbitrare. Këto ditë, nga postblloqet e policisë janë verifikuar disa kamionë, ku ekspertët e krimit ekonomik thonë se kanë vërejtur mungesa në dokumentacionin e
mjeteve.
Kërkesat e policisë
Patrullat policore kërkojnë nga bizneset që kromi i nxjerrë nga galeritë atje, të mos peshohet në Durrës, siç ka ndodhur deri tani, por në pikën e Qafë-Buallit. Një tjetër kërkesë e prerë prej policisë, është edhe fakti që faturën e shoqërimit të jetë dhe çmimi i kromit, çmim që përcaktohet nga cilësia e tij. Pra, policia thotë se ato biznese që nuk justifikojnë as vendburimin dhe as çmimin apo destinacionin e mallit, do të shoqërohen për verifikim, ashtu siç ka ndodhur këto ditët e fundit.
Për të ndaluar kontrabandën e këtij minerali të çmuar ministrat Gjiknuri-Tahiri, kanë përpunuar strategjinë e verifikimit të koncesioneve si dhe të kontrollit të aktivitetit ligjor dhe joligjor. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit pohojnë për gazetën “Shqiptarja.com” se “Do të luftojmë pandrëprerë kundër çdo abuzuesi, për të frenuar evazionin fiskal dhe grabitjen e pasurisë së shqiptarëve. Kush bën kontrabandë kromi, nuk do të tolerohet më”. Ndërkaq, mësohet se aksionet do të vijojnë.
Pretendimet e bisesmenëve
Të gjitha argumentet e policisë cilësohen pa vend nga ana e biznesmenëve. Lidhur me peshimin, biznesmenët thonë se Qafë-Bualli është vend i papërshtatshëm, pasi atje nuk gjendet peshore dhe një pajisje e tillë ndodhet vetëm në Portin e Durrësit. “I takon shtetit ta zgjidhë këtë, në rast se dëshiron që patjetër të peshohet kromi që në Bulqizë. Vlera e peshës në Bulqizë është e panevojshme, pasi kromi patjetër do peshohet në Durrës, sepse sapo hyn në Portin e depozitimit në Durrës, do kalojë medoemos në peshore.
Arsyeja e vetme e peshës mund të jetë vetëm që kamionët të mos ngarkohen më shumë se sa tonazhi që lejohet të mbajë një urë apo një rrugë”, shprehen biznesmenët e kromit. Sipas tyre, edhe shoqërimi i kamionëve me faturë për çmimin e kromit është tërësisht i pamundur, pasi çmimi kërkon përcaktimin e cilësisë së mineralit dhe diçka e tillë bëhet vetëm në Portin e Durrësit, ku ekzistojnë dhe laboratorët për analizat përkatëse të cilësisë e përqindjes kromit.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com