BULQIZE-Dy minatorë janë plagosur gjatë punës, pasi i ka zënë një masiv shkëmbor. Ata janë M.Gj. dhe S. Z. ndërsa ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa ishin duke punuar në galeri.
Dy minatorëve u kanë ardhur në ndihmë punëtorët e tjerë duke i dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për mjekim, por duke qenë se gjendja u rëndua, ata janë transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranës për ndërhyrje të specializuar.
Komento