Qyteza e Krrabës, qyteza e ish-minatorëve të qymyrgurit, është destinacioni i radhës së emisioneve “Veri-Jug”.
Historia e minierës së parë hapur në vitet ’30 të shekullit të kaluar dhe historia e minierës që punësoi mbi 700 minatorë në kohën e monizmit, vijnë përmes kujtimeve të ishminatorit Fiqiri Filja.
Më pas, ndalesë në fermën e vogël të Bahri Vishës, që e mban jetën me pak bujqësi dhe kryesisht me blegtori.
Ndiqni reportazhin “Krraba, ishqyteza e minatorëve sot”.
Behar Visha, fermer i vogël në Krrabë, flet për punët e stinës në bujqësi dhe mbajtjen me kosto shumë të lartë të një stani me pak bagëti. Ai thotë se nuk ka asnjë mbështetje nga ana e shtetit.
Fiqiri Filja, ish-minator në minierat e qymyrgurit në Krrabë, revokon historinë e hapjes së minierave.
Ai thotë se sot ato miniera nuk mujnd të hapen dot, pasi nuk ekziston industria mekanike që ka shumë nevojë për qymyrguri.
Komente










