BULQIZE - Sot paradite një banor i fshatit Allabegi, rreth 45 vjeç, është gjetur i mbytur në Muhur të rrethit Dibër.
Florin Sala ka qenë duke prerë dru zjarri në mal për familjen e tij dhe gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi ka tentuar të kalojë në bregun tjetër të lumit Drin, por pa mundur të kalojë, pasi rrjedha e ujit, e cila mendohet se ka qenë e rrëmbyeshme, e ka marrë me vete, duke e zhvendosur me dhjetëra kilometra më larg.
Me pas të afërmit e familjes kanë vazhduar kërkimet përgjatë 15 kilometrave të rrjedhës së lumit Drin nga Maqellara deri në Muhur. Vetëm pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur dhe gjetja e kufomës në ujërat e lumit Drin në Muhur të Dibrës.
Ngjarja të tilla po ndodhin rëndom, pasi e vetmja mundësi kalimi nga njëri breg në bregun tjetër të lumit mbetet kalimi mespërmes i ujërave të Drinit nga mungesa e një ure, e cila do të shmangte ngjarje të kësaj natyre.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com