Bulqizë, miniera e kromit rrezikon
të mbyllet, punë vetëm për një vit

Bulqizë, miniera e kromit rrezikon<br />të mbyllet, punë vetëm për një vit
TIRANE - Miniera më e madhe e kromit në vend rrezikun të mbyllet pas afro një viti. Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që kanë hartuar një raport për ministrinë, pas një kontrolli të kryer në terren, sasia e rezervave të nxjerrshme të kromit në minierë është vetëm 70.370 tonë, më pak se prodhimi  vjetor i saj në kushte normale. Dokumenti është hartuar nga Panajot Soko, Luan Dibra, Mark Pepkola, Bajram Kullaj dhe Ardit Islami dhe mban datën 20 nëntor 2012.

Duket se shfrytëzimi barbar i minierës e ka çuar atë drejt një fundi tragjik dhe për këtë mban përgjegjësi qeveria, e cila jo pak herë është paralajmëruar nga ekspertë të minierave se punimet që po kryhen në atë minierë janë në kundërshtim me logjikën e shfrytëzimit të shtresave minerare.

Mosrealizimi i investimeve, veçanërisht atyre për hapjen e thellësisë së minierës nga kompanitë DARFO, më parë dhe ACR më pas, që do të bënin të mundur zgjatjen e jetës së saj, degradoi një nga pasuritë më të mëdha publike të vendit.

Në këtë situatë, veç dëmit të pallogaritshëm për ekonominë kombëtare, rrezikohet edhe ekzistenca e qytetit të Bulqizës, familjet e së cilës e kanë minierën burimin e vetëm të jetesës.

Rreziku evident i mbylljes së minierës është akti i fundit i një skeme dhjetëvjeçare abuzimi, e cila nis me shfrytëzimin e jashtëligjshëm të kromit, nga ku u nxorrën fitime maksimale dhe përfundon me braktisjen e saj.

Kjo skemë u orkestrua nga koncensionarët privatë, por me bekimin e vetë qeverisë, e cila, përmes vendimeve të dyshimta, lejoi shfrytëzimin barbar të rezervave të kromit. Që në vitin 2009, ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli shtyu, me një vendim të tillë, programin e investimeve në marrëveshjen koncensionare, pa marrë as miratimin e Kuvendit.

Mbi 13 milionë euro investime, që duhet të ishin realizuar në vitin 2009, u shtynë me firmën e Rulit deri në vitin 2012. Këto fonde duhej të përdoreshin për hapjen e galerive në thellësi të minierës, çka do të rriste me 30 vjet të tjera jetëgjatësinë e saj.

Specialistët venë në dukje se, në vend që të krijoheshin galeritë e thellësisë, që lejojnë një shfrytëzim të plotë të masës së mineralit, koncensionarët kanë preferuar të marrin nga nëntoka vetëm kromin që u dilte përpara, duke varrosur përfundimisht sasi të mëdha kromi.

Edhe pas shtyrjes me tre vjet të afatit, investimet sërish nuk u realizuan nga koncensionari Albanian Chrome (ACR). Gjatë kësaj kohe, shumë ekspertë të fushës lëshuan alarmin se miniera po shkonte drejt fundi të pashmangshëm dhe zërave të tyre u janë bashkuar edhe elementë të mazhorancës që përfaqësojnë zonën e Bulqizës në Parlament.

Por, paralajmërimet e ekspertëve kanë rënë në vesh të shurdhër dhe tani “mandata” është zyrtare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them