DURRES- Dy persona humbën jetën, ndërsa 6 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqize-Peshkopi, në vendin e quajtur Fushë Bulqizë.

Sipas policisë, rreth orës 05: 45 minuta dy makina njëra tip benz me targa DR 8699D dhe makina tjetër tip Audi me targa BZ 1369 A që po udhëtonin në drejtim të njëra-tjetrës janë përplasur dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit të Audit Guri Tollja vjec 47 dhe njëri nga pasagjeret që ishte me të Rexhep Boça 60 vjeç. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë gjetur gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosurit, që po udhëtonin në të dy makinat,  janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe dy prej tyre në Spital Ushtarak. Të plagosurit janë Sami Gjuzi, Ylli Gjuzi, shoferi i Benzit, Fatmir Kostenja, Imer Luku, Aurel Balla, Edmond Lika.

Policia nis hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Nga të dhënat e para se mendohet se drejtuesi i benzit ka humbur kontrollin, për shkak të pagjumësisë.
(sg/shqiptarja.com)