BULQIZË - Një konflikt pronësie mes dy kushërinjve ka përfunduar me një të plagosur në Bulqizë, ku Artan Jashari 26 vjeç është goditur në kokë me bishtin e sopatës nga kushëriri i tij, Servet Jashari 45 vjeç, i arrestuar nga policia.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, konflikti ka ndodhur në fshatin Ostren.
26-vjeçari, Artan Jashari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore dhe sipas policisë, ai ka marrë disa goditje në kokë.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, Servet Jashari mësohet se është larguar nga banesa e tij ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij.
Pas kërkimeve, rreth orës 12:00 të ditës së sotme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e 45-vjeçarit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com