BULQIZE - Një minator 53-vjeçar ka humbur jetën brenda një galerie të minierës së Bulqizës, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu. Ngjarja ka ndodhur në galërinë 41 që menaxhohet nga një subjeket privat.
Minatori që humbi jetën është identifikuar si Dilaver Koçi, ndërsa nga të dhënat e para të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha elementet e ngjarjes tragjike.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që minatorët e Bulqizës humbin jetën ndërsa po punojnë.
Gjatë orëve të para të pasdites policia ka shoqëruar administratorin e minierës, Ramazan Mesini. E njëjta masë është marrë edhe ndaj 5 personave të tjerë. Te shoqeuar ne polici jane Bardhyl rama, Drejtues teknik i galerise, si dhe Arif Okshtuni, Hajdar Celmeta, Shpetim Datja, Shaban Hoxha, pjese e stafit drejtues ne galerine ku ndodhi ngjarja e rende.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com