Bulqizë, vritet biznesmeni i
kromit, plagoset kalimtari

Bulqizë, vritet biznesmeni i<br />kromit, plagoset kalimtari
BULQIZE - Disa orë pas vrasjes së biznesmenit   Plarent Cani , në Durrës, një tjetër biznesmen, këtë herë në fushën e kromit ekzekutohet në qendër të Bulqizës. Vrasja ndodhi mesditën e sotme, (2 shtator 2013) rreth orës 12:00.

Sipas policisë viktima është Qerim Marku, 40 vjeç i njohur në qytet si një nga të fortët e Bulqizës, i cili merrej me biznesin e kromit.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, i rastit, Semi Ismaili. 

Në momentin e krimit viktima ishte duke kaluar në afërsi të një servisi makinash, ku kishte ndaluar një makinë e llojit “Benz”, ngjyrë e kuqe.

Sapo ka identifikuar Qerim Markun, një djalë ka dalë me shpejtësi dhe ka hapur zjarr ndaj tij, duke e ekzekutuar rreth 100 metra larg pallatit ku banonte, pranë spitalit rajonal. Nga të shtënat viktima është rrëzuar në tokë, ndërsa mbeti i plagosur edhe një kalimtar, i rastit, Semi Ismaili 60-vjeç.

Ndërkohë banorët të cilët ndodheshin në vendngjarje tentuan që t’i vijnë në ndihmë dy personave të cilët ishin të plagosur. Ata gjithashtu njoftuan policinë dhe menjëherë transportuan për në spital 40-vjeçarin Qerim Marku. Fillimisht u bë me dije se viktima ishte në vdekje klinike, por pa kaluar një orë bluzat e bardha pohuan se 40-vjeçari Qerim Marku kishte vdekur. Ndërsa u transportua menjëherë më helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës i plagosuri 60-vjeçar, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas policisë vrasja mund të ketë motiv kontrollin e kromit. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Qerim Marku kontrollonte biznesin e tij me telefon nga banesa pasi kishte frikën e një atentati. 

Disa muaj më parë, në shkurt të 2013 në qendër të qytetit pati një shkëmbim zjarri mes bandave të kromit e mendohet se objektiv i këtij shkëmbimi zjarri të ketë qenë vetë Marku. Nga shkëmbimi i zjarrit, më  29 shkurt 2013 nuk pati të lënduar.

vrasja ne bulziqe
(Në foto, vendi ku ka ndodhur ngjarja)

BABAI I TE PLAGOSURIT: DJALI IM U PLAGOS RASTESISHT 
Nga të shtënat mbeti i plagosur në gjoks edhe Semi Ismaili, i cili u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak ne kryeqytet dhe ndodhet ne gjendje te rëndë.
Babai i të plagosurit, i ka thënë gazetarit të Tv A1 Report e Shqiptarja.com Antonio Çakshiri se djali i tij ishte plagosur gabimisht.“Nuk dimë gje kush qëlloi, por djali tonë e qëlluan gabimisht. Nuk kishte lidhje me personin tjeter"- tha ai, duke shtuar se lajmin e kishte mësuar nga media.

i ati i Seli Ismailit ME LOGO
(Në foto, babai i të plagosurit Semi Ismaili, në spitalin ushtarak në Tiranë)

Blutë kanë marrë në pyetje dëshmitarët okularë të ngjarjes, të cilët kanë treguar me detaje momentin e vrasjes. Ndërkohë që janë ngritur postblloqe në gjithë zonën, si dhe janë marrë në pyetje persona me të cilët viktima ka pasur konflikte. Përsa i përket të plagosurit, policia ka deklaruar se ngjarja është aksidentale. Semi Ismaili ishte duke kaluar afër servisit të makinave, kur është plagosur nga breshëria e plumbave.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca