Ministri i Punëve të Jashtme, Aldo Bumçi do të marrë pjesë të mërkurën, në 12 qershor, në Ministerialin e Dubrovnikut, në mbështetje të gazsjellësve "Trans Adriatik-TAP" dhe "Joniano Adriatik -IAP".

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Takimi në Ministerialin e Dubrovni realizohet në vijim të Marrëveshjes Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për Ndërtimin dhe Operimin e Gazsjellësit "Trans Adriatic (TAP)", dhe Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për Mbështetjen dhe Bashkëpunimin në realizimin e projekteve TAP dhe IAP.

Në përfundim të këtij takimi Ministrat do të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)