Ish deputeti demokrat Aldo Bumçi e quajti një shëmti 8 Janarin sa i përket sjelljes së Lulzim Bashës. I ftuar në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, Bumçi tha se shkatërrimi i procesit të natyrshëm politik nga ana e Bashës ka sjellë edhe gjendjen e opozitës së sotme. Sipas Bumçit, në ndihmë të kreut të PD është vetë Edi Rama.
“Ka pasur një garanci që nuk do të ketë kontroll në seli për njerëzit dhe mercenarët. Kemi shkatërrimin e procesit politik. Ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e duan Edi Ramën. Më 25 Prill kishim një mungesë përgatitje nga ana jonë dhe një mungesë koordinimi me aleatët. Lista e kandidatëve nuk del kurrë 45 ditë para zgjedhjeve. Si mundet që në bastionet e PD, kryetari i Partisë merr dikë dhe thotë më gjeni një kandidat me kët karakteristika. Basha ka treguar se çdo vendim e zvarrit për në momentin e fundit” – tha Bumçi.
Ai shtoi se Lulzim Basha është i paaftë për të qenë kryeministër. Sipas ish-deputetit PD, në të gjithë fushatën nuk gjen dot një kronikë që Basha të ketë prezantuar një kandidat.
“Ka një shumicë të qartë të lodhur me Edi Ramën, por opozita është në mënyrë artificiale në këtë betejë. Siç u la selia, ka shumë mundësi që edhe në Gjykatë Basha me mbështetjen e Ramës të mundet ta mbajë vulën për të mbajtur opozitën në krizë” – tha Bumçi.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
47.9%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2685
Lajme të tjera
-
‘14 maji’/ Baçi në Report Tv: Alibeaj i ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’! Topollaj: Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju
20 Mars, 18:34
-
KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt
20 Mars, 15:45
-
PD e Elbasanit: Bashkia po blen votat e qytetarëve që janë në nevojë! Gledjan Llatja: E padëgjuar! Vetëm "foltorja" mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale
20 Mars, 15:45
-
Ekskluzive/ Për herë të parë relatori i KAS-it flet në 'Kontrast', Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD
20 Mars, 15:43
-
Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re
20 Mars, 14:53
-
Vendoret, Alibeaj në Mirditë: Ndarje finale me Berishën! Të çosh demokratët te logoja e Metës, fundi i moralit politik
20 Mars, 14:38
-
Frrok Çupi: Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje
20 Mars, 13:34
-
Berisha: Do depozitojmë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave! ‘Aktivisti’, mjet terrori i Ramës, do ndërmarrim hapat ligjorë për të
20 Mars, 12:31
-
Mori çmimin e madh në Big Brother Vip Kosova, por surprizën më të madhe Stresi e mori nga Sali Berisha! Ja 'dhurata' e tij
20 Mars, 10:39
-
PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka! Në 2020 kandidoi për deputet në qarkun Kukës
18 Mars, 19:13
-
Lorenc Vangjeli: Tre njerëz në garë pa llogaritur Lulin
18 Mars, 17:57
-
Berisha takim virtual me demokratët në Londër, sulmon ambasadorin e Britanisë në Tiranë: Është njëlloj McGonigali! Bën gafën epike: Kam respekt për Madhërinë e saj
18 Mars, 17:46