Bumçi në 'Studio Live': Berisha, kryetar tranzitor i PD për një periudhë 2-3 vjeçare! Basha të krijojë fraksionin e tij në parti

TIRANË- Ish-deputeti i partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka akuzuar Lulzim Bashës se ka pasur si kartë të fortë "masakrën zgjedhore", por në fund nuk bëri asgjë. Për këtë, Bumçi ka renditur në emisionin 'Studio Live' të gazetarit Arbër Hitaj, edhe arsyet se përse Basha ka hequr dorë nga karta e tij më e fortë përballë qeverisë, e këtu nuk përjashtoi as mundësinë e një bashkëpunimi me Ramën.

"Basha nuk e ngriti këtë çështje, argumenti i tij ishte që nuk dua të frikësoj votuesin, nuk e ngriti si problem as pas, i përdori zgjedhjet për të qëndruar në zgjedhje dhe më pas nuk bëri asnjë protestë të vetme dhe nuk vuri asnjë kusht politik Ramës, Basha foli për masakër zgjedhore, por nuk bëri asgjë.

Ka njohur Edi Ramën dhe parlamentin si një qeverisje normale , pse ai e lejoi Ramën të fitonte mandatin e tretë sikur kishte marrë mbështetjen e qytetarëve që nuk e mori, lë hije dyshimi, mund të interpretohet shumë mënyra, në të gjithë fushatën e tij brenda partisë kishte kryefjalë "masakrën zgjedhore", dhe bënte krahasim me kandidatët e tjerë që nuk e përmendin masakrën zgjedhore dhe nuk bëri asgjë. Mund ta nisim nga shpjegimi më pak akuzues, që në 8 vite nuk ka më energji për betejë, një marrëveshje qoftë e lartë ose e nënkuptuar se shpjegim tjetër pse të lesh masakrën zgjedhore", tha Bumçi në Report Tv.

Sipas Bumçit, demokratët "po përdorin" Sali Berishën për të larguar Lulzim Bashën, e ndërsa u shpreh me bindje se ish-kryeministri nuk do të jetë i vetmi kandidat për kryetar për kreun e PD, që ato kanë shpallur. Berishën e përshkroi si një figurë të pazëvendësueshme në PD e që do të marrë drejtimin e partisë për një periudhë tranzitore. 

"Nuk di qëndrim të amerikanëve që ka thënë se Basha është kryetar i PD dhe nuk duhet të largohet,  SHBA që përdoren kaq shumë nga Basha nuk kanë thënë në asnjë moment, as kur erdhi Escobar, që ai është lideri ynë dhe duhet të jetë në krye të PD, demokratët kërkojnë të largojnë një kryetar që nuk i besojnë më, nuk ka të bëjë me çështjen Amerikane. Demokratët kanë hequr dikë, nuk kanë prodhuar dikë. Po e nis me PD dhe më pas me Non Grata, PD janë anëtarët e saj, është pro shkarkimit të Bashës dhe Berisha ngjizi këtë energji, njerëzit që mbushën Foltoren dhe Kuvendin iu përgjigjën thirrjes shumë shpejt që tregon se demokratët ishin shumë të mërzitur, njeri tjetër tani në PD nuk ka, shërben si ai që i jep jetë një projekti politike, i pazëvendësueshëm tani në PD, e mbështes se ka projekt për një PD të madhe. Një figurë të pazëvendësueshme tranzitore, se askush tjetër nuk e luan këtë rol dhe për një periudhë 2-3 më shumë më pak në varësi të gjallërisë së PD , në këtë hark kohor jam i bindur se do dalin dhe shumë figura të tjera që do jenë kandidatura për kryeministër, apo stafetën e PD, por në këtë periudhë disa vjeçare është figurë e domosdoshme", u shpreh Bumçi.

Për Bashën, Bumçi tha se është krejtësisht i lirë të krijojë fraksionin e tij.

"Nëse Basha do të krijojë fraksionin e tij le ta krijojë, me sa % të ketë dhe mbështetësit e tij të jenë pjesë e fraksionit Basha në PD", tha ai.

Ndalur te ajo se çfarë do të ndodhë në 5 janar, afati i fundit që i ka lënë Berisha për lirimin e zyrës, Bumçi thotë se këtë nuk e zgjidh Gjykata, pasi shprehet se kryedemokrati duhet të ishte larguar me kohë.

"Gjykata nuk e zhbën pluralizmin dhe demokracinë, votuan 44 mijë anëtarë, nëse Basha ka dyshime mbi atë referendum ka të drejtë të ngrejë çështjet, por zyrën duhet ta lironte që në momentin e parë. Basha duhet të kishte bërë votbesim, por nuk e bëri se është pakicë, le të marrë pjesë në garë dhe të shikojë sa ka mbështetjen, zgjidhja është me votë", përfundoi Bumçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Resmiu: 25/12/2021 10:20

    O aldo, po nuk rrojti berisha dhe 3 vjet si do ja bejme o te qite zoti faren tate

    Përgjigju
  • Iris: 25/12/2021 04:47

    Dy-tre vjet kryetar,figure e pazevendesueshme?!Po e futi Sala kemben aty,s'ka per t'a leshuar me PD.Ne disa kultura te botes,mumjet i mbajne ne shtepi dhe i bejne pjese te festave e ritualeve ne familje.Ku Bumcja kerkon qe mumja e Berishes te mos i ndahet kurre PD.

    Përgjigju
  • Tirona: 25/12/2021 04:23

    Aldo,hahaha.Rob pa ngjyre.Gjithe jeten sherbetor i familjes Berisha.

    Përgjigju
  • Rati: 24/12/2021 22:28

    Akoma ta mbani per 2-3 vite te tjera kete kriminel!

    Përgjigju
  • Paul: 24/12/2021 22:26

    Me njeri I shpifur se ky bumci nuk ka,,,eshte Peng I berishes,,QYSH kur I DOLI ai faksi nga I biri I saliut, ,,,ky kerma-shpifesire eshte si ajo shprehja, ,,gelltit DIKUR nje luge corbe te prishur e pastaj vjell tere jeten...si mund te votosh llumra te tille..????

    Përgjigju
    • Pjeter: 25/12/2021 17:35

      Ky shpifesira ishte qe votoi kunder propozimit per hapjen e negociatave per Shqiperine,bashke me Halimin,Kastriot Islamin,Bylykun e Bashit e Genc Pollogen,disa vjet me pare,saktesisht ne 2016,qe habiti te tjeret jo shqiptare te komitetit te stabilizim-asocimit me argumentet idiote te veprimit te tyre,e vetmja qe votoi pro nga soji i tyre ishte Majlinda Bregu,e te gjithe keta surreter, jane pjestare aktive te bandes se Saliut,te dhjere po si Saliu,sepse jane oasuruar me djersen e popullit te varfer,me pervetesim te prones publike,me forma te shumefishta korruosioni,e deri tek taksa e gjoba sitl mafiozash. Si i thone asaj shprehjes " nje dallendyshe nuk sjell pranveren" nje Lefter Koka ne kafaz nuk eshte drejtesia qe duam,eshte shume pak,po nuk filluan ti marrin e ti rrasin brenda me radhe keta milioneret hajduta qe ja leruan ketij vendi per 30 vjet me radhe,do vazhdoje te jete vendi nen kercenim per destabilizim nga banda e kryekriminelit te kombit Salih Mullah Berisha.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit