Rekord turistësh në Shqipëri! 7,2 milionë në tetë muaj, mbi 2 milionë vetëm në gusht
Turistë në Tiranë, shtator 2023, Foto: LSA
Mbi dy milionë vizitorë të huaj janë regjistruar gjatë muajit gusht të këtij viti. 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.
Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.
7.190.410 vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës janar−gusht 2023 ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, saktësohet në grafikët e bërë publikë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Një shifër që kurorëzon punën e të gjithëve, të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bashkive, turoperatorëve e mbi të gjitha të çdo hotelieri dhe profesionisti në sektor, që ka investuar me përkushtim në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike”, shkruan ministrja Kumbaro.
Gjatë vitit 2023, përveç shfirave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën.
Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve turistët kanë qenë dhe nga Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
3.8%
-
Pak
86.5%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 52
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqi/ Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dërgohet në gjykatë! Opozita ende në rrugë kundër Erdogan
22 Mars, 20:50
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Gjirokastër/ Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Labovës së Madhe, shpëtohen dy turistë gjermanë nga policia
13 Mars, 21:28
-
Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve gjermanë
13 Mars, 12:33
-
Vlorë/ U ndanë nga guida dhe humbën në Llogara, policia gjen çiftin francez
10 Mars, 22:56
-
Shkodër/ Policia shqiptare dhe ajo malazeze shpëtojnë nga mbytja 2 turiste kroate
10 Mars, 22:40
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi
31 Janar, 20:21
-
Maja e Qorres, specialistët e emergjencave civile ngjiten në 2018 metër lartësi! Në ndihmë të turistëve që humbin rrugën (VIDEO)
5 Janar, 15:27
-
Vlorë/ Humbi në Karaburun, gjendet pas 24 orësh turistja austriake (VIDEO)
4 Janar, 15:32
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 15:04