/ATSH-AFP/ - Presidenti i Bundesbank-ut theksoi sot se imigracioni ishte një mundësi për Gjermaninë në mungesë të krahut të punës, ndërkohë që instituti studimor DIW ka realizuar një parashikim në shifra të mbërritjes së refugjatëve në tregun e punës.
"Gjermania do të bëjë përpjekje të konsiderueshme për të frenuar fluksin e refugjatëve", theksoi në një intervistë për të përditshmen gjermane "Süddeutsche Zeitung", presidenti i Bankës Qendrore, Jens Weidmann.
"Por, ky imigracion ofron gjithashtu mundësi që do të jenë shumë të mëdha nëse ne do të arrijmë të integrojmë si duhet në shoqëri dhe në tregun e punës këta persona", shtoi ai.
"Për shkak të zhvillimit demografik, Gjermania ka nevojë për krah pune shtesë për të mundur të ruajë prosperitetin", theksoi presidenti i Bankës Qendrore.
Mungesa e krahut të punës është vlerësuar 1,8 milionë persona në Gjermani deri në 2020.
Instituti studimor ekonomik DIW publikoi nga ana e tij një vlerësim të të mbërriturve të rinj në tregun e punës këtë vit dhe vitin e ardhshëm lidhur me fluksin e pritshëm të refugjatëve.
Sipas studiuesve berlinez, rreth 800 000 kandidatë për azil priten këtë vit, parashikimi zyrtar i qeverisë në këtë stad, 50 000 do të jenë të gatshëm këtë vit për tregun e punës.
/Shqiptarja.com