Bayern Mynih fiton me rezultatin e thellë 4-0 kundër Nurnbergut. Edhe pse e ka hipotekuar titullin kampion, Bayerni është treguar i pamëshirshëm.

Festivalin e golave e hapi Boateng, më pas Gomez e Rafinha, në fund është Xherdan Shaqiri që vulosi pokerin. Për Bayernin është fitorja e 12 radhazi në Bundesliga për vitin 2013.

Bayerni arrin kuotën e 78 pikëve në vendin e parë. Borussia e Dortmundit triumfoi me rezultatin tenistik 6-1 kundër Greuther Furth, Fortuna Dusseldorf-Ëerder Bremen u ndanë në barazim 2-2, Mainz u mund 1-2 në shtëpi nga Hamburgu, ndërsa Volfsburg barazoi 2-2 me Hoffenheim.


d.b/shqiptarja.com