Në kampionatin gjerman thuajse nuk ka garë, pasi Bayerni regjistroi edhe fitoren e 9 në po kaq ndeshje duke u shkëputur nga Dortmundi që mban vendin e dytë me 7 pikë. Me këtë ritëm është shumë e vështirë që kampionët aktualë të gabojnë, pasi kanë gjithcka në dorë. Fitorja e radhës erdhi përballë Bremenit me rezultatin 1-0 me golin e Myler. Ndërsa tashmë sytë e Pep janë drejtuar në Europë, pasi me gjermanët vetëm aty i mungon suksesi.