Bundesliga, Bayerni rikthehet
te fitorja, poker ndaj Mainzit

Bundesliga, Bayerni rikthehet<br />te fitorja, poker ndaj Mainzit
Skuadra gjermane e Bayern Munich në ndeshjen e sotme ka shkatërruar Mainzin me rezultatin e thellë 4:0.
 
Për bavarezët shkoi gjithçka mirë duke marrë 3 pikët e radhës, ndërsa Mainz nuk i rezistojë euforisë dhe golave të shënuara prej tyre.
Goli i parë u shënua nga gjermani, Thomas Mueller në minutën e 11 të takimit.
 
Ndeshja vazhdoi me të njejtën fryme dominimi ndaj Mainz dhe për golin e dytë do mendonjë hollandezi Arjen Roben, i cili prej kohësh nuk kishte shënuar me këmbën e tij të djathtë.
 
Në lojën e Mainz u duk një ç’fokusim, duke treguar se nuk kishin forcë për të ndalur oreksin e “Bavarezëve” dhe nuk do zgjaste shumë ku Bayerni do gjej dhe golin e tretë në minutën e 50 me autor Robert Lewandoski.
 
Serinë e golave në këtë ndeshje e mbylli përsëri i njejti autor në minutën e 77 dhe dëshmoi se është në formë shumë të mirë sportive.
 
Ndeshja mes Bayernit dhe Mainzit u mbyll me rezultatin e thellë 4:0.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool