Bundesliga ‘djeg’ etapat, Merkel ok për rifillimin më 15 maj (VIDEO)

Bundesliga “djek” etapat dhe do të rikthehet të fushë më 15 maj. Kjo është ajo çfarë shkruan agjencia e lajmeve Reuters duke zbuluar më herët këtë informacion dhe duke iu referuar burimeve të ndryshme edhe poltike.Nesër të mërkurën më 6 maj është në program  takimi mes Presidentëve të rajoneve dhe qeverisë dhe bëhet me dije se tashmë vendimi është marrë për rifillimin e kampionatit dhe se kancelaria Merkel nesër do të japë miratimin e saj.

Sipas Reuters marrëveshja është arritur ndërsa skuadrat e Bundesligës vijojnë stërvitjen që prej 6 prillit por jo në grup. Gjatë këtyre ditëve po bëhen edhe teste të shumta tek futbollistët përpara se të jepet drita jeshile për stërvitjet në grup. Në serinë e parë të testeve të realizuar për koronavirus 10 raste kanë rezultuar pozitiv në 1724 teste dhe nuk duket të ketë raste të tjera. Bundesliga është ndërprerë që prej datës 13 mars dhe tani ka gati rifillimin patjetër me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Ekziston mundësia që të riniset në rend kronologjik pra me javën e 26-të të kampionatit ose të niset me ndeshjet e javës së fundit asaj të 34-të që ishte në program ekzaktësisht më 15 maj.Por ajo që është e rëndësishme është se Bundesliga i ka “djegur” etapat, Merkel nesër do të japë “Ok” dhe futbolli në Gjermani rinis më 15 maj./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?