Finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë mes Real Sociedad dhe Atletic Bilbao-s do të zhvillohet me praninë e tifozëve. Vendimi është marrë nga federata spanjolle e futbollit e cila ka lajmëruar se kjo ndeshje është shtyrë para finales së sezonit të ardhshëm.
Sipas federatës nuk kishte kuptim që kjo ndeshje të luhej pa tifozë, ndaj me mirëkuptimin e klubeve është vendosur kjo shtyerje. Si Sociedad ashtu edhe Atletic Bilbao eliminuan skuadra si Real Madrid dhe Barcelona për të arritur në finale.
Komento