Bundesliga, Heynckes "ringjall" 
Bayernin, fiton 5:0 ndaj Freiburg

Bundesliga, Heynckes Bayernin, fiton 5:0 ndaj Freiburg
">
Jupp Heynckes ka debutuar me fitore të thellë në krye të pankinës së Bayern Munchen. Bavarezët mundën në "Allianz Arena" përpara tifozerisë ekipin e Freiburg, duke u rikthyer te fitorja pas tre javësh. Dy takimet e fundit, Bayern kishte barazuar me Wolfsburg dhe Hertha Berlin, duke humbur terren ndaj fitoreve radhazi të Dortmund. Pikërisht për shkak të rezultateve të dobëta u largua nga pankina bavareze trajneri italian Carlo Ançelotti.  

Schuster dhe Coman çelën serinë e golave për bavarezët në minutën e 8 dhe 42. Bayern ishte i pandalshëm edhe pjesën e dytë duke shënuar tre herë me Thiago Alcantara 63', Lewandowski 76 dhe Kimmich në 90+3. Rekordmenët gjermanë renditen të dytët në Bundesliga me 5 pikë më pak se kryesuesit e Borussia Dortmund të cilët luajnë nesër në "Signal Iduna Park" ndaj nënkampionëve të sezonit të shkuar, Leipzig. 

jupp

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës