Bundesliga, Leipzig thyen dhe
Schalken, projekton "titullin"

Bundesliga, Leipzig thyen dhe<br />Schalken, projekton "titullin"
Red Bull Leipzig vijon marshimin drejt titullit kampion në Bundesligën gjermane, pasi kanë thyer në shtëpinë e tyre edhe Schalke 04, me rezultatin 2:1.

Surpriza e këtij sezoni, identik me atë të Leicester City një vit më parë në Premier League, vijon të mbajë kryesimin e kampionatit pas javës së 13-të me 33 pikë, tre më shumë se Bayern Munchen. 

Verner kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 2-të me anë të një penalltie, por në minutën e 31-të ishte Kolashinaç që barazoi shifrat. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 47, ishte po Kolashinaç që shënoi sërish, por këtë radhë në portën e ekipit të tij, duke i shënë avantazhin 2-1 Lajpcigut, një rezultat që nuk ndryshoi deri në fund.

Leipzig nuk njeh humbje, bashkë me Hoffenheim, në 13 ndeshjet e këtij sezoni në Bundesligë. Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmund me rezultatin 4:1 ndja Borussia Monchengladbah, ndërsa Hertha Berlin fitoi në transfertë 3:2 me Wolfsburg. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve