Jo vetëm Dervishaj, edhe Etleva Kondi përfitoi udhëtime nga Zoto në Itali! U kthye në Tiranë me Mirel Mërtitin e Arenc Myrtezanin

Jo vetëm Dervishaj, edhe Etleva Kondi përfitoi udhëtime nga Zoto në Itali! U kthye në Tiranë me Mirel Mërtitin e Arenc Myrtezanin

1668858267_sdgdfhdfhfghf.jpg

Arben Dervishaj nuk është i vetmi që mori përfitime dhe bonuse udhëtimesh për të parë ndeshje luksi në Itali. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, shfaqet edhe anëtarja e Komisionit të dhënies së koncesionit, Etleva Kondi, e cila ka udhëtuar nën shoqërinë e vajzës së saj në shkurt të vitit 2016, pagesa që janë bërë nga Klodian Zoto. Kondi, bashkë me të bijën, jo vetëm qëndruan në Romë në të njëjtin hotel me Mirel Mërtotin dhe Arenc Myrtezanin, por janë kthyer me të njëjtin fluturim drejt Shqipërisë. Vetëm për Kondin, Klodian Zoto pagoi 842,74 Euro për qëndrimin në hotel. Pagesat janë kryer ndaj saj në kohën kur ajo ishte anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, në kohën kur ajo kishte për detyrë që të shqyrtonte dhe analizonte dokumentacionin që dorëzonin operatorët ekonomikë përsa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të inceneratorit të Fierit.

“Gjithashtu, nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se me datë 26.02.2016 anëtarja e Komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasja Etleva Kondi, ka udhëtuar me vajzën e saj, Evita Kondi, nga Aeroporti i Rinasit, Tiranë, me linjën ajrore "Alitalia" për në destinacionin. qytetin e Romës, Itali. Me datë 28.02.2016 shtetasja Etleva Kondi, së bashku me vajzën e saj, është kthyer për në Shqipëri me linjën ajrore "Alitalia", nga qyteti i Romës, Itali, së bashku me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arenc Myrtezani, ky I fundit më vonë është bërë administrator i shoqërisë koncesionare "Integrated Technology Waste Treatmnet Fier" sh.p.k.

Rezulton se biletat e fluturimit me destinacion për në qytetin e Romës, Itali, për shtetasen Etleva Kondi dhe vajzën e saj, janë paguar nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 618 Euro. Gjithashtu rezulton se anëtarja e Komisionit të dhënies së koncesionit së bashku me vajzën e saj kanë qëndruar në të njëjtin hotel me shtetasit Mirel Mertiri si dhe Arenc Myrtezani, tek hotel "Baglioni Hotel Regina", Rome, Itali nga data 26.02.2016 deri në datë 28.02.2016 dhe pagesa e qëndrimit në këtë hotel për të gjithë këta persona, është bërë nga shtetasi Klodian Zoto, në vlerën totale prej 1689.18 Euro, ndërsa vlera e qëndrimit tek ky hotel vetëm për anëtaren e komisionit të dhënies së koncesionit, shtetasen Etiveva Kondi, ka qenë 842,74 Euro.

Këto pagesa janë kryer ndaj shtetases Etleva Kondi, në kohën kur ajo ishte anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, në kohën kur ajo kishte për detyrë që të shqyrtonte dhe analizonte dokumentacionin që dorëzonin operatorët ekonomikë përsa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me objekt: "Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë", ku më pas është shpallur fitues për këtë procedurë të dhënies së koncesionit shoqëria "Integrated Technology Ëaste Treatment Fier", sh.p.k., ku shtetasi Klodian Zoto është një ndër aksionerët e kësaj shoqërie koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit”, vijon SPAK.

 


Lajmi kryesor:

Dosja e inceneratorit të Fierit/ Prokuroria kërkoi burg për 10 të akuzuarit nga frika se arratisen! Si 'shpërbleheshin' Alqi Bllako dhe Dervishaj me udhëtime


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Blokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë