Futbolli elitar gjerman vijoi këtë të shtunë me katër ndeshjet e radhës. Befasi për Dortmund dhe Leverkusen, ndërsa Bayern Munich iu fal një goli për tri pikët.
Në "Vonovia", Bochumi dhe Bayer Leverkusen barazuan 1-1. Miqtë, që janë edhe kampionët në fuqi të Bundesligës u ndalën në barazimin e tretë radhazi paçka se kaluan të parët në epërsi me golin e Schick pas 18 minutave lojë. Ishte minuta e 89 kur Miyoshi gjeti golin e barazimit për vendasit.
Në "Meua Arena", Mainzi shënoi tre herë duke mposhtur 3-1 Dortmundin. Sfida nisi keq për miqtë që e panë veten me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Emre Can pas 27 minutave lojë. Ishte Lee Sung që shënoi golin e parë për vendasit pas 36 minutave, ndërsa barazoi Guirassy. Në fundin e së parës Mainz shënoi sërish, këtë herë me Burkardt. Në fraksionin e dytë Nebel "vulosi" rezultatin 3-1.
Në "Millerntor Stadion" të Hamburgut, St. Pauli u mposht 0-1 nga Bayern Munich. Një gol i Musiala në minutën e 22 i mban bavarezët në vendin e parë me 26 pikë. Ndërkohë, trajneri Vincent Kompany ka fituar 26 pikë në 10 ndeshjet e tij të para në Bundesligë me Bayern Munich; rekord i përbashkët ky pas 10 ndeshjeve të para në kompeticion nga një trajner i FCB, së bashku me Pep Guardiolën në 2013.
Bundesliga, raundi 10-të:
E shtunë, 9 nëntor 2024 - 15:30
Bochum 1-1 Bayer Leverkusen
Mainz 3-1 Dortmund
St. Pauli 0-1 Bayern Munich
Uerder Bremen 2-1 Holstein Kiel
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.6%
-
Jo
75.8%
-
Nuk kam mendim
8.6%
Vota total: 1080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Igli Tare kërkon një mesfushor për Milanin, kontakton me yllin e Bayern Munich! Rafa Leao del në shitje
19 Mars, 14:45
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash
18 Mars, 12:29
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52
-
Champions League/ Rikthehet Mbappe, Man. City kërkon sot përmbysjen kundër Real Madridit! Arsenali luan në shtëpi, PSG me 'një këmbë' në çerekfinale
17 Mars, 08:42
-
Bayern Munich humbet katër portierët para ndeshjes së Champions League, një amerikan 16-vjeçar pritet titullar kundër Atalantës
16 Mars, 12:15
-
Conference League/ Fiorentina përmbys 2-1 Rakow, AEK-u i shqiptarëve 'prek' fazën çerekfinale! Fitojnë Vallecano, Shakhtar dhe AZ Alkmaar
13 Mars, 12:38
-
Champions League/ Real Madridi ‘shpërfytyron’ 3-0 Man. Cityn, tripletë nga Valverde! PSG likuidon me ‘shuplakë’ Chelsean, Bodo/Glimt një realitet! Arsenali frenohet në Leverkusen
11 Mars, 22:54
-
Humbja e Atalantës 'vulos' dështimin e futbollit italian, ekipi i pestë në Champions League është vetëm një mirazh
11 Mars, 11:40
-
Champions League/ 'Melodia' e kampionëve vijon sot me Real Madrid - Man. City dhe PSG - Chelsea! Arsenali luan në Leverkusen, Sportingu në acarin e Bodos
11 Mars, 08:48
-
Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet 1-1 në Angli! Bayern luan ‘tenis’ në Itali, Atl. Madridi ‘shuplakë’ për Spursat
10 Mars, 22:59