Bundesliga pritet të rinisë më 9 maj/ Virologu: Do duhet një mrekulli për ndeshje me tifozë

Bundesliga pritet të rinisë më 9 maj/ Virologu: Do duhet një mrekulli për ndeshje me tifozë

Bundesliga, pra kampionati gjerman duhet të jetë i pari nga ligat më të rëndësishme europiane që do të startojë dhe për këtë ka një datë konkrete. Në kalendar është rrethuar data 9 maj si data e mundshme për të rifilluar kampionatin dhe ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura pra pa tifozë. Pritet vetëm zyrtarizimi por drejtues të landeve dhe Ministri i Shëndetësisë duket sikur ka dhënë OK. Edhe rifillimi i sportit vjen në një moment që Gjermania po lehtëson masat kundër koronavirusit. Kampionatin e kryeson Bayern Mynih me 4 pikë më shumë se Dortmundi.

Nëse në Gjermani situata është më optimiste në Itali qeveria për momentin i ka thënë jo rifillimit të stërvitjeve dhe të Serisë A. Sot dhe nesër ka disa takime të rëndësishme ndërsa edhe në UEFA do ketë diskutime mes sekretarëve të përgjithshëm dhe më pas të enjten mbledhje e Komitetit Ekzekutiv. Dje edhe Presidenti i UEFA-s Ceferin foli për ndeshje pa tifozë ndërsa në Itali virologu Roberto Burioni është shprehur se: ”Do të duhet një mrekulli që të shohim ndeshje me tifozë në stadium,na duhet të privohemi nga kjo kënaqësi” e mbyll ai duke qëndruar në të njëjtën linjë me kreun e UEFA-s./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë