Një ndër dhomat më të preferuara ku vizitorët zgjedhin për të bërë foto dhe për të qëndruara më gjatë është edhe Dhoma e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Këto ambjente pune janë të përbëra nga paradhoma, dhoma e punës, dhoma e gjumit, tualeti, janë të destinuara për shefin e shtabit të përgjithshëm. Në rast lufte këtu brenda duhet të zhvilloheshin mbledhjet operative më të fshehta. Kjo shpjegon edhe arsyen se pse ambjentet janë të mbrojtura përgjatë korridorit edhe me një portë tjetër hyrëse.
Bunkeri i nëndheshëm vijon të jetë një nga atraksionet për vizitorët shqiptarë dhe të huaj për të mësuar më tepër mbi të fshehtat e komunizmit të vendosura brenda në Bunk’Art. Ai do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajt dhjetor, për të bërë një periudhë shkëputje e për tu rihapur më pas sërish për publikun.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)