Bunk'Art1 merr Çertifikatën
e Ekselencës nga TripAdviso

Bunk'Art1 merr Çertifikatën<br />e Ekselencës nga TripAdviso
TIRANË - Vetëm 1 vit nga hapja për publikun shqiptar dhe të huaj muzeumi Bunk'Art1 merr Çertifikatën e Ekselencës nga rrjeti më i rëndësishëm i opinioneve, vlerësimeve të udhëtarëve dhe turistëve në botë TripAdvisor.

bunk art trip advisor
(Certifikata për Bunk'Art 1 nga TripAdvisor)

Përmes një njoftimi dërguar kuratorit të Bunk'Art, Carlo Bollino, TripAdvisor nënvizon rëndësinë e marrjes së kësaj çertifikate, publikimin dhe shpërndarjen e saj. "Jemi të lumtur që ju bëjmë të ditur që Bunk'Art është vlerësuar me çertifikatën e Ekselencës për vitin 2017, mbi bazën e reçensioneve pozitive të bëra në mënyrë të vazhdueshme në TripAdvisor", shkruhet në këtë njoftim të TripAdvisor.

turisteturiste
turisteturiste
turistebunk art
(Turistë të shumtë të huaj dhe vendas gjatë vizitës në Bunk'Art 1)

Bunk'Art1 vazhdon të marrë zemrat e udhëtarëve vendas dhe të huaj dhe përshtypjet e tyre më të mira si në librin e shënimeve në Bunk'Art, ashtu dhe në TripAdvisor, gjë që e kanë bërë atë të jetë në vendin e parë mes të preferuarve në TripAdvisor në Shqipëri.

bunkartbunk art
blloku
bunkart
bunkart
bunkart
(Shënime tek libri i përshtypjeve në Bunk'Art, nga turistë të huaj e vendas)


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)

Durrës/ Drejt përfundimit shkolla 'Jusuf Hoti' në Katund të Ri, Rama ndan pamjet (VIDEO)