Bunk’Art, bunkeri i vetëm anti-
bërthamor i Shqipërisë komuniste

Bunk’Art, bunkeri i vetëm anti-<br />bërthamor i Shqipërisë komuniste
Krahas ndërtimit të qindra e mijëra bunkerëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, regjimi komunist, u kujdes të ndërtonte edhe një bunker të veçantë antibërthamor, i cili ka qenë një nga misteret e shumta për vite me radhe, si pjesë e trashëgimisë historike të sistemit diktatorial në Shqipëri.

Ekipi i Anadolu Agency (AA) ka kryer një vëzhgim në këtë bunker “misterioz” për shumë dekada. Në mjediset e Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në zonën e Shish-Tufinës në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, regjimi komunist i kohës ndërtoi të vetmin bunker antibërthamor, i cili do ti shërbente udhëheqjes së lartë komuniste për tu strehuar në rast rreziku apo sulmi të mundshëm dhe për të vazhduar aktivitetin tyre të drejtimit të shtetit.

<a style=bunkart" src="http://www.shqiptarja.com/foto/147558.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 412px;" />

Gjergj Boçi, ka shërbyer si përgjegjës i këtij objekti për më shumë se 20 vite tregon qëllimet e ndërtimit të tij. “Ky objekt është ndërtuar dhe përshtatur për efekt të stërvitjeve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe për kohë lufte. Ka patur vende të posaçme për qëndrimin e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ishte e planifikuar edhe salla e Parlamentit, zyrat e nevojshme me gjithë infrastrukturën e tyre”- shprehet ai për AA.

bunkart

Deri në vitin 1997 ky objekt ushtarak i rëndësisë së veçantë ka qenë një objekt sekret dhe mund të hyje vetëm me një autorizim të ministrit përkatës.

Ndërkohë një personazh tjetër i historisë së bunkerit të vetëm antibërthamor në Shqipëri është edhe Natasha Konxhi, e cila për rreth 30 vite me radhë ka shërbyer si banakiere në këtë objekt. Në prononcimin e saj për Anadolu Agency (AA) ajo pohon se gjatë këtyre 3 dekadave edhe pse janë ndërruar shumë funksionarë të lartë të ushtrisë shqiptare, ajo ka punuar aty për 30 vite pa ndërprerje.

bunkart

“Kam ardhur në batalion që në vitin 1985 dhe nuk jam shkëputur për asnjë vit. Brenda repartit ushtarak ndodhet edhe një dyqan dhe sa herë që hapej ky objekt për Shtabin e Përgjithshëm shërbeja për personelin e Shtabit të Ushtrisë. Edhe pse shërbeja këtu nuk dija shumë detaje rreth aktivitetit të rëndësishëm që zhvillohej brenda. Edhe pse iu shërbeja njerëzve me pushtet nuk jam ndjerë në vështirësi dhe jam ndjerë mirë”.

bunkart

Konxhi pohon se njerëzit jashtë nuk kishin informacion se çfarë ka patur brenda, apo çfarë lloji aktiviteti ka patur, por shumë pak persona ishin në dijeni vetëm të objektit dhe vendndodhjes së tij. “Ndjehem mirë që përsëri ky objekt ka njerëz dhe lëvizje dhe është bërë shumë mirë që është hapur për vizitorët.”

Gjatë përshkrimit të ambienteve të këtij bunkeri shikohet edhe dhoma e posaçme e ish- udhëheqësit komunist, Enver Hoxha dhe e ish- kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu.

bunkart

Mbi 23 vjet pas shembjes së regjimit komunist dhe shpalljes së pluralizmit politik, ky bunker gjigant dhe multifunksional “rikthehet” përsëri në qendër të vëmendjes, por jo tashmë me rolin dhe funksionin e tij të dikurshëm, por me një funksion krejt të ndryshëm nga ai që personat që e ideuan dhe ndërtuan. Tashmë bunkeri i vetëm antibërthamor i kohës së regjimit komunist në Shqipëri do të shërbejë si bunker muzeal dhe historik me emrin ”BUNK’ART”, i cili ngrihet në ish-vëndkomandën për kohë lufte ose bunkerin antibërthamor të kohës së diktaturës komuniste.

Hapja e këtij bunkeri është bërë pikërisht në një javë simbolike dhe festive në Shqipëri, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit të vendit. Hapja e tij për vizitorët u shënua m e një ceremoni të veçantë fundjavën që kaloi, ku merrnin pjesë personalitete të larta të politikës shqiptare dhe të forcave të armatosura.

bunkart

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë momenteve të ceremonisë së rihapjes së tij u shpreh se: “Është godina e një regjimi të vjetër ku përmes mureve të godinës, përmes objekteve, përmes fotografive, përmes dëshmisë u jepet mundësia qytetarëve të botës së lirë të krijojnë një perceptim lidhur me atë që dikur ishte bota ku jetonin qindra miliona njerëz dhe që sot është shumë e vështirë që t’ia tregosh me fjalë gjeneratave të tjera. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për të rishkruar historinë, por për ta ekspozuar të shkuarën në gjitha format që e disponojmë, si një mundësi për t’i vendosur përpara syve të gjeneratave të reja, në radhë të parë, por edhe të gjithë të tjerëve, dëshmitë e saj, skutat e saj, imazhet e saj, dokumentet e saj. Padyshim, si një mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese, pasi pa as më të voglin dyshim instalacionet që pamë bashkë me dhomat autentike të shefave të regjimit të vjetër janë një dëshmi kuptimplotë e mundësisë që të krijon kjo hapësirë për të krijuar hapësira të reja. Hapësira të reja të të imagjinuarit, të të menduarit, të të bashkëjetuarit përmes fuqisë së artit”.

Bunkeri antibërthamor u inagurua 36 vjet më parë dhe ndërtimi i tij ka zgjatur 6 vjet, ku ndërtimi i tij ka filluar në vitin 1972 dhe ka përfunduar në 1978. Ai ka 5 dyer të blinduara, dhe gjatë regjimit komunist është emërtuar si “Objekti 0774”. Në shumë nga ambientet e bunkerit janë ekspozuar armatime, uniforma, dokumente, harta të ndryshme dhe detaje të tjera që shërbenin në atë kohë. Objekti është në pesë nivele (kate) dhe ka mbi 106 dhoma, një sallë të madhe mbledhjesh që ishte parashikuar edhe si sallë për Kuvendin e Popullor të asaj kohe etj. Bunkeri antiatomik i kohës së diktaturës do të jetë i hapur për publikun deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti.



Anadolu Agency
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë