Kemi shkëputur një pjesë interesante nga ekspozitat e 70-vjetorit të Çlirimit në Bunk’Art, që është një urë lidhëse mes dokumenteve dhe pasojave që rrodhën pas fitores së Luftës Nacionalçlirimtare. Për mos i dhënë interpretime të njëanshme historisë, kuratorët e ekspozitës në dhomën B kanë bërë një konceptim interesant, të cilin e përshkruajnë si me poshtë:

Drejtuesit e FNÇ/PKSh-së u kujdesën gjithashtu të lanin përfundimisht hesapet edhe me kundërshtarët e tyre politikë. Enver Hoxha u bëri presion Misioneve Britanike që të largoheshin nga Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari dhe Gani Kryeziu. Forcat e UNÇ-së i sulmuan forcat e Kryezinjve dhe M. Bajraktarit duke e detyruar shumicën e tyre të linte Shqipërinë. Njëkohësisht, me këto zhvillime FNÇ/PKSh-ja hodhi hapin tjetër drejt pushtetit. Më 20 tetor 1944 u mblodh në Beratin e çliruar, Mbledhja e Dytë e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (29 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com