Bunk’Art, ekspozita më e famshme
në objektin sekret, 60 mijë vizitorë

Bunk’Art, ekspozita më e famshme<br />në objektin sekret, 60 mijë vizitorë
TIRANE- Më 22 nëntor 2014, 25 vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri doli në dritë një nga sekretet më të fundit të regjimit të Enver Hoxhës, “Objekti 0774”. Për të festuar 70-vjetorin e fundit të Luftës II Botërore në Shqipëri, bunkeri sekret i Enver Hoxhës u hap për publikun me ekspozitat e reja dhe objektet ekzistuese të bunkerit të nëndheshëm antibërthamor.

Ngjarja vazhdon të bëjë bujë ende në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 22 nëntor 2014, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, inauguroi çeljen e Bunk’Art. Vizitorët e parë u befasuan kur hasën në një numër të madh ekspozitash të detajuara historike dhe artesh bashkëkohore brenda kësaj shpelle mbrojtëse ndaj sulmeve bërthamore. Ndaj, duke nisur nga data 22 nëntor 2014, vizita në Bunk‘Art është kthyer ditë pas dite, jo vetëm në kërshëri për të njohur bunkerin e nëndheshëm antibërthamor, por edhe në një trend të të rinjve dhe turistëve.

Flukset e vizitorëve rikthehen mbi dy herë atje për të riparë ekspozitat dhe reliket e diktaturës. Tundimit për t’u rikthyer në Bunk’Art nuk i kanë shpëtuar edhe ambasadorët e shteteve të tjera në Shqipëri, diplomatët dhe ministrat. Numri i vizitorëve, që nga dita e hapjes deri dje më 28 dhjetor 2014 ka arritur deri në 60 mijë vizitorë, duke përfshirë edhe turistët e huaj.

Ekspozitat e përcaktuara sipas ngjarjeve madhore të historisë së shekullit të 20-të në Shqipëri, të Luftës II Botërore dhe periudhës Komuniste vazhdojnë ende të intrigojnë vizitorët e të gjitha moshave, të cilët edhe në këtë fundviti po vijojnë ta vizitojnë këtë objekt të kthyer tashmë në muze. Ndërkohë, organizatorët njoftojnë se sot më 30 dhjetor 2014 do të jetë dita e fundit që Bunk’Art vizitohet falas, duke mbyllur kështu edhe fazën promovuese të tij. Në janar pritet një njoftimi i ri zyrtar për oraret e vizitave për vitin 2015. Gjithashtu me vendimin e institucioneve përgjegjëse për objektin ushtarak 0774 do të vendoset një tarifë e caktuar për biletën hyrëse dhe për rregullat e lejen e hyrjes së vizitorëve në këtë objekt.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës