Kureshtja e qytetarëve vijon të jetë mjaft e lartë për të vizituar “Bunk’Art” ndonëse tashmë shënohet plotë një javë nga çelja e tij për publikun. Një fluks i madh qytetarësh nga të gjitha moshat kanë zgjedhur bunkerin e nëndheshëm si destinacion për të festuar ditën e 70-vjetorit të Çlirimit.

Dhimbjet e përjetuara të personave të përsekutuarpër shkak të dënimeve të kohës së komunizmit të shkruara në libra, i është dhënë zë gjatë 70-vjetorit të Çlirimit, në ambjetet e Bunk’Art.

“Pas hekurave” është pagëzuar event ii organizuar në sallën e Kuvendit, i cili ngjiti në këtë skenë aktorët e shfaqes së njohur në Teatrin Kombëtar, “Radio Iliria”, ku si tematikë kryesore ishte pikërisht vuajtja e të persekutuarve në përiudhën e regjimit komunist.

Aktorët e njohur të skenës shqiptare Mërkur Bozdo, Erand Sojli, Justina Aliaj, Flonja Kodheli, Jonida Beqo, Arben Bajraktaraj kanë interpretuar dhe i kanë dhënë zë veprave të përzgjedhura si “Letërkëmbim i dhimbshëm” nga Mita dhe Tuk Jakova, “Këngë në shtrëngatë” nga Dhora Leka, poezi në burg nga Visar Zhiti dhe “Ridënimi” nga Fatos Lubonja.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm janë kujtuarme anë të këtij eventi ëndrrat që mbarte ky çlirim arritën të thyhen gjatë diktaturës 50-vjeçare që dërmoi vendin tonë.

Eventi u realizua nga “Globart” dhe u zgjodh pikërisht bunker ii nëndheshëm “Bunk’Art, për të përçuar simbolikën e asaj periudhe.
/Shqiptarja.com

VIDEO