Bunkerët, Moisiu: Eksperimenti i 
Mehmetit Shehut me qentë e kufirit

Bunkerët, Moisiu: Eksperimenti i <br />Mehmetit Shehut me qentë e kufirit
TIRANE- Gjatë gjithë vitit 1975 puna vazhdoi me ritme tensionuese, sepse mendonim si për përmirësimet e urdhëruara, ashtu edhe për realizimin e detyrave të planifikuara, deri në fund të vitit. Më kujtohet, ishte 31 dhjetor 1975. Ora shënonte afro 15:30. Bie zilja e telefonit dyshifror, që përdorej në komunikime vetëm me ministrin. Menjëherë, sapo ngrita receptorin, dëgjova zërin e tij. U befasova nga ajo telefonatë në atë orë, megjithatë prita se çfarë do të thoshte.

Duke qenë orët e fundit të vitit, më pyeti pse nuk kisha shkuar në shtëpi, mandej, pa pritur përgjigjen, më kërkoi shifrën përfundimtare të realizimit të planit. Kur i thashë se realizimi i planit vjetor ishte afro 82%, ai, jo vetëm që nuk e mirëpriti, por në çast m’u hakërrua se mund të më transferonte edhe në Gjirokastër. “Pa problem, - i thashë, - Shqipëri është edhe Gjirokastra”. Mandej, sikur nuk kishte qenë ai që përdori ato pak tone pak më parë, më uroi Vitin e Ri dhe më porositi që të merreshin masa më të mira për realizimin e detyrave për vitin 1976.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, s'mungojnë surprizat