TIRANË - “Lekët që policia i gjeti gjyqtares Parashqevi Ademi u vunë në çantë dhe ajo do denonconte këtë veprim”. Ishte ky reagimi i avokatit të Ademit në përfundim të seancës ku u vlerësuan masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe avokatit Gjovalin Ndokaj për të cilët Krimet e Rënda vendosën arrest me burg.
...
Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Nokaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetiemve për korrupsion.
Avokati i Ademit e cilësoi të paligjshëm arrestin e gjyqtares duke deklaruar se pas skadimit të afatit prej 24 orë nga kërkesa e Prokurorisë deri në vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ajo duhet të lirohej.
Ademi u arrestua 3 ditë më parë në flagrancë së bashku me avokatin Nokaj pasi sipas policisë dhe prokurorisë ata ndanë mes tyre 200 mijë lekë në këmbim të një vendimi civil.
Ky pretendim nuk qëndron shtoi Hysi pasi vendimi i gjyqtares Ademi ishte ai që kërkoi prokurori dhe ajo nuk ka tjetërsuar asnjë vendim në këmbim të pagesë por paratë ju vunë në çantë dhe ajo do bënte denoncim.
Arrestimi për korrupsion i gjyqtares Ademi është rasti i dytë në muajin qershor ku më parë u prangos gjyqtari i Sarandës Rasim Doda për të cilin Krimet e Rënda vendosën masën e sigurisë arrest me burg 30 ditë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO