Burg këshilltarit, i dërgoi “faks
2.5 mln €" zv/ministrit shqipta
Për një dosje që mpleks edhe Shqipërinë, por që këtu nuk është folur kurrë, gjykata në Abruco të Italisë dënoi me 6 muaj burg ish-këshilltarin për zhvillimin e këtij rajoni, Alfredo Castiglione, për veprën penale të tentativës së shpërdorimit të detyrës, ndërsa është rrëzuar akuza e korrupsionit.
TIRANE- Për një dosje që mpleks edhe Shqipërinë, por që këtu nuk është folur kurrë, gjykata në Abruco të Italisë dënoi me 6 muaj burg ish-këshilltarin për zhvillimin e këtij rajoni, Alfredo Castiglione, për veprën penale të tentativës së shpërdorimit të detyrës, ndërsa është rrëzuar akuza e korrupsionit. Prokurorja Antonietta Picardi kishte kërkuar 1 vit e 4 muaj burg. Më konkretisht bëhet fjalë për një hetim që nisi në janar të vitit 2012 dhe që çoi në arrestimin e drejtueses së rajonit Giovanna Andreola dhe 7 persona, mes tyre politikanë dhe biznesmenë, teksa 14 të tjerë u hetuan.
Si nyjë kyçe e hetimeve u përdor një letër apo faks që Castiglione i’a kishte dërguar një zv/ministri shqiptar të kulturës, për t’i prezantuar me shoqatën e partneres së tij, në lidhje me disa projekte zhvillimore kulturore mes 2 shteteve, që vlenin miliona euro. Në fakt gjatë viti 2011, kur janë zhvilluar ngjarjet, në Shqipëri ka pasur 3 zv/ministra kulture, ku përmendet Nikollë Lesi, Suzana Turku dhe Abaz Hado, ndërsa mediet italiane që kanë ndjekur publikimin e kësaj dosjeje, e më konkretisht “primadanoi.it” nuk kanë përmendur asnjë emër.
Dokumenti përfundoi online në një artikull të gazetës “Republika”. Nga telefonat është zbuluar përfshirja e qartë e të dyshuarve në projektin me titull “Akademia Net”, i cili u financua me 2.486.000 euro. Kur Galdi, burri i drejtoreshës Giovanna Andreola, udhëtoi në Shqipëri për të ndjekur ecurinë e këtij projekti ishte vënë re se ai kisht kontaktuar një numër të madh njerëzish, madje edhe zëvendësministrin e Kulturës në Shqipëri, ku ja ka dorëzuar personalisht faksin e shefit. Në një përgjim të Andreolës, dëgjohej duke biseduar me Alfredo Castiglionen dhe i thotë, "Vajza ime (fjalë kod për "burrin"), është në Shqipëri ... A ju kujtohet faksi i ministrit shqiptar? (kësaj radhe flitet për ministër dhe jo zv-ministër). Duhet të ma ridërgosh.” Shoqata drejtohej nga Marina Kozina.
Prova kryesore konsiston në një faks që skuadra e policisë në Pescara ka arritur të interceptojë dhe ta marrë në dorëzim. Në faks Castiglione i drejtohej palës shqiptare me fjalët “Zoti zv/ministër, në vijim të takimit të 14 janarit 2011, do të manifestojmë interesat e rajonit Abruzzo për të bashkëpunuar me këtë ministri në mënyrë që të zhvillohet një bashkëpunim efektiv në sferën kulturore. Unë mendoj në fakt se kultura është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe shpresoj në shkëmbimin e përvojave, të cilat do të sjellin një rritje të përbashkët kulturore, e cila mund të japë një kontribut të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve tona.
Pikërisht me këtë "shkëmbim kulturor", kihej parasysh se bëhej fjalë për një shkollë kërcimi në Tiranë. Faksi vazhdonte me fjalët që zyrtari italian i drejtohej zv/ministrit shqiptar. “Ne vërejmë rëndësinë e një bashkëpunimi me shoqatën “Rassjanka” në Pescara për të finalizuar një marrëveshje që përcakton bashkëpunim afatgjatë në fushën e kërcimit. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj, shpresoj të biem dakord dhe ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta.” Ende në Shqipëri nuk është folur asnjëherë për këtë çështje.
Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24