DURRËS - Gjykata e Durrësit ka vendosur pasditen e djeshme, masën e sigurisë arrest me burg për djalin e dajës së deputetit demokrat Sokol Olldashi.
Seanca është mbajtur pasdite që të shmangej vëmendja e medias.
Pasditen e 22 shtatorit Aldo Mamaqi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të pronarit të një lokali me emrin "Zoe Bar" në Durrës, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur atë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 6 të Durrësit.
Ndaj 23 vjeçarit rëndon akuza e "armëmbajtjes pa leje" dhe "kanosje" dhe me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal rrezikon deri në 7 vjet burg.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë Mamaqi ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim ta vriste pronarin e lokalit por vetëm ta trembte.
“Nuk doja ta vrisja. Doja vetëm ta trembja”- mësohet të ketë thënë Mamaqi.
Pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorit, avokatit Gramoz Lika gjyqtarja Shpëtime Pitaku vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Kujtim Basha për të lënë në fuqi vendimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Aldo Mamaqi qëlloi pronarin e lokalit më 22 shtator