TIRANË - Burg për jetë ka vendosur Gjykata e Tiranës, për Aldo Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Tafës. Vendimi është dhënë pak më parë nga gjyqtari Albert Meçe në dhomën penale e Gjykatës së Tiranës.
Vendimi ishte parashikuar për tu dhënë një javë më parë, por gjykata e shtyu atë për ditën e sotme. Gjatë leximit të vendimit, gjyqtari Meçe tha se, akuza që rëndon mbi të riun, Aldo Hoxha, qëndron, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Aldo Hoxha akuzohet nga prokuroria se, në zonën e fushës së Aviacionit, në tentativën për grabitje ka qëlluar me thikë duke vrarë Fatbardha Tafën. E gjithë ngjarja ndodhi pasi, i dënuari donte ti merrte varësen Tafës.
Menjëherë pas vendimi ka reaguar edhe avokati i të pandehurit, i cili ka thënë se, “gjykata nuk ka dhënë vendim, por thjeshtë ka pranuar dhe lexuar kërkesën e prokurorisë”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com