Burg per memet? Flasin juristët: Cenon lirinë e shprehjes! Pro dekriminalizimit të konsumit të hashashit e ushtrimit të prostitucionit

TIRANË- Pas lajmit se në draftin e ri të kodit Penal publikimi i memeve humoristike pa lejen e personit do dënohet me burg, Report Tv mori opinionin e disa juristëve të cilët dalin kundër dhe e cilësojnë këtë cënim të lirisë së shprehjes. Për mikrofonin e Report Tv ata shprehehen se ky nen ose duhet rishikuar ose duhet të tërhiqet.

"Njerëzit gjejnë forma të ndryshme Për të shprehur mendimet, idetë e tyre kështu që për mendimin tim është cenim i lirisë së shprehjes", u shpreh avokat Artur Roshi.

Një ditë më parë kryeminsitri Edi Rama deklaroi se kjo s‘do të ndodhë, ndërsa drafti i siguruar nga Report Tv e parashikonte si kundravajtje penale.

Por ka edhe nga ata juristë si avokati Fran Dashi që shprehet pro.

"Është fenomen i përhapur në rrjetet sociale, si hapen në faqete e Facebook-ut me fotografitë e tjetrit, kjo normalisht duhet të studiohet nga ekspertët dhe duhet të jetë një nen shumë i ashpër edhe ndaj këtij veprimi. Duhet të dënohet me burg. Ndryshimi i nenit për kanabisin deri në 10 gram është pak e vonuar duhet të ishte ndryshuar me kohë ky nen", tha Dashi.

Ndalur tek dekriminalizimi i konsumit të hashashit dhe ushtrimit të prostitucionit jurisitet vlerësojnë ndryshimet në kodin penal duke i cilësuar si të duhuara.

"Jam absolutisht kundër kësaj. Dekriminalizimi i shpifjes dhe i fyerjes ka qenë një arritje në legjislacionin shqiptar. Ne duhet të avancojmë më tej, jo të kthehemi mbrapa. Për sa i përket kanabisit duhet avancuar dhe më tej pasi kanabisi ashtu si prostitucioni duhet të jetë kundravajtje penale", u shpreh për Report Tv avokati Idajet Beqiri.

Ndër shkaqet e këtyre e perfshirjes se grave e vajzave në shitjen e trupit sipas avokates Megi Zonja janë edhe ato ekonomike.

" Ky nen ha diskutim dhe normalisht edhe interpretimi nuk bëhet sepse nuk mund të themi me pëlqimin e personit tjetër sepse në momentin që ti i bën një meme dikujt jo domosdoshmërisht duhet të ketë pëlqimin e personit që i atribuohet memeja. Një numër çështjes që kanë një ngarkesë shumë të madhe si nga ana e Prokurorisë dhe nga ana e Gjykatës për një vepër penale e cila në fund të ditës nuk është se dëmton shoqërinë", tha Zonja.

Më dy tetor 2020 ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreu i magjistraturës prezantuan nismën e ndryshimit në kodin penal i cili prej 1995 është amenduar plot 25 herë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë