Kodi i ri Penal cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë parashikon burg edhe për memet. 

Pas këtij propozimi ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili thotë se nuk ka asnjë shans që të ndalohen memet me ligj.

"Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka", shkruan Rama.

Sipas propozimit për Kodin e Ri, personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg.

Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet. Kodi i ri Penal pritet t’i japë fund një abuzimi masiv me përdorimin e fotove dhe emrave të personave publikë ose jo, duke hapur llogari në Facebook.

Këto materiale janë ende një dokument pune, nga grupi i ekspertëve, propozime këto të cilat janë zbardhur si pjesë e diskutimeve në seancat e konsultimit publik.

Neni 238 për ndalimin e montazheve