Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim

ReportTv zbardh për herë të parë disa nga ndryshimet që pritet të pësojë Kodi Penal i cili pas 25 vitesh pritet të ribëhet nga e para. Klasifikimi i drogave për efekt dënimi në të lehta e të forta, heqja e dënimit për konsumatorët deri në 10 gram kanabis si dhe klasifikimi i ushtrimit të prostitucionit si kundravajtie penale janë dy nga pikat e reja që parashikon drafti i siguruar nga Report Tv.

Për ato gra e vajza që me dëshirë shesin trupin e tyre kodi parashikon si masë plotësuese për efekt të kundravajties penale terapi riedukimi ose trajtim me psikolog.

Në këtë projekt që po diskutohet nga ekspertët, ndërtimi pa leje i një banese për efekt strehimi në tokën tënde nuk dënohet më me burg apo shoqërohet me arrestim por vetëm me gjobë.

Ndërkohë krimet në familje ashpërsohen dhe ndjekja penale për to tashmë bëhet edhe kryesisht pa kallëzimin apo denoncimin e të dëmtuarit.

Ky draft ka përfshirë klasifikimin e veprave penale të lidhura me pornografinë e pornografinë me të miturit ku parashikon rritje dënimi nga ato aktualet.

Për krimet e lidhura me aktivitetet financiare të palicensuara ky kod parashikon të shtohet direkt masa e konfiskimit për çdo pasuri të krijuar si rrjedhorë e shkeljes së ligjit.

Vrasja për gjakmarrje e cila aktualisht ka një marzh dënimi nga 30 vite në burgim të përjetshëm parashikohet të ulet në 5 vite për minimumin 25 vite dënim dhe maksimumi burgim i përjetshëm.

Ndalur tek grupet kriminale, organizatat dhe bandat kriminale ky draft parashikon të favorizohet pjesëtari i grupit që s’kryer krime dhe që kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë por pranon të bashkëpunojë me institucionet.

 “Nëse pjesëtari i grupit te strukturuar kriminal që nuk ka kryer vepër penale, heq dorë vullnetarisht nga anëtarësia dhe kontribuon në hetimet për zbulimin e veprimtarisë dhe anëtarëve të tjerë të grupit, mund të perjashtohet nga dënimi penal”.

Tek krimet zgjedhore drafti parashikon se anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve të cilët braktisin detyrën jo vetëm se rrezikojnë deri në 7 vite burg por tërë jetën s’do ketë të drejtë të marin një funksion publik.

Ndalur tek korrupsioni Kodi i ri Penal parashikon se pjestarët e dretjësisë që përfhsihen në korrupsion jo vetëm dënohet, vendimi i tyre publikohet në media i plotë por do tu konfiskohet çdo pasuri e përfshirë nga aktiviteti i paligjshëm. Në kodin e ri do futen edhe ndryshimet për pandeminë.

Ky penalitet vlen edhe për albitrat sportive duke kriminalizuar maksimalisht trukimin e ndeshjeve me korruptimin e gjyqtarit. Kodi penal që pritet të marrë votën e parlamentarëve pritet të jetë në fuqi nga viti i ardhshëm dhe pas 25 ndryshimeve që pësoi kodi aktual ndër vite, ky kod thonë juristët do të rezistojë dhe plotëson çdo vakum.

(Kliko këtu për të lexuar parashikimet e Kodit të ri Penal)

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avokati: 02/12/2020 16:01

    me ne fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë