Burg përjetë Arjan Çelës
në janar 2010 vrau 3 persona

Burg përjetë Arjan Çelës<br />në janar 2010 vrau 3 persona
DURRES- Gjykata e Shkallës së parë të Durrësit dënoi sot me burg të përjetshëm 31-vjeçarin Arjan Çela, i cili në janar të vitit të kaluar ekzekutoi me automatik 3 persona. Ngjarja, e cila shokoi qytetin bregdetar, u shënua më 27 janar të 2010 në një lokal lotarish sportive, në lagjen nr. 9 të Durrës, dhe mbetën të vrarë Luan Curri, 45 vjeç, Ani Curri, 19 vjeç, dhe Edmond Shemsi, 49 vjeç.

Trupi gjykues i drejtuar nga Ervin Metalla shpalli fajtor 31 vjeçarin për “vrasje në rrethana cilësuese” si dhe “armëmbajtje pa leje’

Arjan Çela u arrit të arrestohej në qytetin e Vlorës, ku jetonte dhe banonte vetëm 24 orë pas krimit.

Në lokal, në momentin e ngjarjes gjendeshin 9 persona. Sipas policisë, shënjestra e vrasësit duhet të ketë qenë Luan Curri, ndërsa 2 viktimat e tjera ishin rastësore.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online