Burgaj: Policia projekt për
regjistrimin elektronik të armëve

Burgaj: Policia projekt për<br />regjistrimin elektronik të armëve
TIRANE-  Policia e Shtetit po implementon një projekt për menaxhimin e armëve. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj, gjatë një takimi në nivel rajonal të zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit. Sipas Burgaj, në Shqipëri janë bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe marrjen e masave konkrete për të luftuar krimin e organizuar. Ndërsa theksoi se po punohet për implementimin e projektit për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike, i cili fillimisht po realizohet në Tiranë dhe Durrës, e më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.
 
“Aktualisht Policia e Shtetit po implementon një projekt për regjistrimin e armëve në mënyrë elektronike. Ky projekt po implementohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës. Por do të shtrihet në gjithë vendin në sajë të bashkëpunimit. Janë intensifikuar masat për goditjen e krimit të organizuar. 20 raste janë identifikuar vitin e kaluar për trafikimin e armëve, dhe janë arrëstuar 23 persona. E rëndësishme në këtë pjesë është edhe konfiskimi i këtyre armëve. Duke qenë se krimi nuk njeh kufi, lufta ndaj tij është e përbashkët, për të qenë efikase. Jemi të gatshëm të intensifikojmë bashkëpunimin”, u shpreh Burgaj.
 
Në këtë takim rajonal për luftën kundër trafikut të armëve të zjarrit marrim pjesë Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, kreu i delegacionit të BE-së Ettore Sequi, si dhe ekspertë policorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe atyre norvegjese e suedeze.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë