TIRANE- Kur janë mbushur 7 muaj nga kallëzimi kundër ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe ish-zv/drejtorit të këtij dikasteri Agron Kuliçaj, prokuroria ka thërritur për të dëshmuar dy ish-kryepolicët e vënë nën hetim për mozbatim të urdhër ndalimeve për 6 gardistë.
I pari që ka dëshmuar para prokurorit të njësisë hetimore Task-Forcë Ndini Tavani ka qenë ish-drejtori Hysni Burgaj,i cili është pyetur në cilësinë e personit të vënë nën hetim. Ndërsa ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, pasi është njohur me pozicionin e tij ligjor në këtë çështje, ka refuzuar të dëshmojë duke shtuar se e ndjente të nevojshme të paraqitej një ditë tjetër bashkë me avokatin, për të dhënë pretendimet e tij, lidhur me mosekzekutimin e 6 urdhër-ndalimeve të firmosura nga prokuroria, për 6 efektivët e Gardës së Republikës, mes tyre dhe ish-komandantin Ndrea Prendi.
/Shqiptarja.com

“Lapsusi” ishte fals, bie alibia për mos ndalimin e gardistëve