TIRANË – Mbetet përjetë në burg, Ilir Xhakja, njeriu që vrau ish-komisarin e Shijakut Adem Tahirajn në krye të detyrës. Në momentin e dhënies së vendimit nga gjykata, ai nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.
Pas 27 seancave, ku Xhakja me anë të avokatiti të tij Andi Duraj, kërkoi nga gjykata të shmangte burgimin e përjetshëm, gjykatësi Bardhyl Dhama pranoi kërkesën e Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe e dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e ish-komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Sipas Prokurorisë, Xhakja akuzohet për: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt"; "vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka"; "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe “mbajtje pa leje të armeve luftarake".
Ilir Xhakja e ekzekutoi ish-komisarin Tahiraj me pistoletë, duke qëlluar plot 5 herë rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli në të cilin u ndalua nipi i tij Ledion Krasnaj.
Por, sipas avokatit të Xhakjes, “ka qenë pikërisht ndalimi i nipit të tij si dhe ofendimet që policët i kanë bërë, ato që nxitën ngjarjen tragjike. Ai kërkoi ndryshimin e akuzës "nga vrasje në rrethana të cilësuara" në "vrasje për shkak të tronditjes së rëndë psikologjike."
Ky argument nuk u pranua nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe kryesuesi Bardhyl Dhama, duke e dënuar kështu më në fund me burgim të përjetshëm Ilir Xhakjen, i cili ka dalë disa herë përpara drejtësisë me akuzën e vrasjes, por që gjithnjë ka mundur të dalë i pafajshëm.

(Në foto: Ish-komisari Adem Tahiraj, Ilir Xhakja dhe vendi ku ndodhi vrasja, shtator 2012)

(Në foto: Bardhyl Dhama, kryesuesi i trupit gjygjsor në seancën e stome )

(Ne foto:Ilir Xhakja nuk ishte i pranishem ne seancë, ne rreth te kuq vendi bosh ku rrine te pandehurit)

(Në foto: Eugon Beci, prokurori i çështjes në seancën e sotme)

(Ne foto: Avokati Andi Duraj sot në seancë)

(Në foto: Seanca e sotme e Ilir Xhakjes, trupi gjykues i kryesuar nga Bardhyl Dhama )
/Shqiptarja.com

Vrasja e kryepolicit dhe arrestimi i Ilir Xhakjes