SHBA - Organizata Human Rights Watch me seli në SHBA ka publikuar një raport, që ndërlidh forcat e sigurisë së Sri Lankës me torturat e të paktën 41 grave, 31 burrave dhe 3 fëmijëve gjatë 4 viteve para përfundimit të luftës civile në 2009.
Raporti paraqet 75 raste të grupit të dyshuar terrorist Tamil të cilët janë keqtrajtuar në burgje të ndryshme të Sri Lankës të cilët janë abuzuar seksualisht në mënyrë sistematike nga policia ushtarake dhe zyrtarë të inteligjencës.
Viktimat, që tani jetojnë si azilkërkues kryesisht në Britani, kanë përshkruar torturat nga më çnjerëzorët, si fikja e cigares në lëkurë apo rrahjet me tela gjembash.
Raporti thotë se pavarësisht nga përfundimi i luftës civile në maj 2009, askush nuk ishte ndjekur penalisht.
Ndërkohë autoritet e Sri Lankës ka hedhur poshtë të gjitha akuzat mbi të drejtat e abuzimit dhe kanë deklaruar se kanë hapur hetime për t'u marrë me këtë çështje. Një zyrtar i lartë u shpreh se dëshmitë e këtyre personave kanë ardhur për të fituar statusin e refugjatit.
Raporti vjen në një kohë kur Këshilli i të Drejtave të Njeriut e OKB-së në SHBA pritet të miratojë një rezolutë duke u bërë thirrje autoriteteve për të ndjekur penalisht ushtarët e dyshuar për vrasjen e civilëve në Sri Lanka.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com