TIRANE – Me energjinë elektrike është abuzuar ndër vite jo vetëm nga familje të thjeshta e biznese, por edhe nga nëpunësit e shtetit. Rreth 650 punonjës të Policisë së Burgjeve rezultojnë të mos kenë paguar asnjë faturë energjie elektrike për një periudhë që shkon deri në 13 vjet ndërsa vlera e mbartur e borxhit arrin deri në 23 milionë lekë vetëm nga një polic.
Mjaftoi një verifikim i të gjithë personelit të burgjeve në Shqipëri në raport me pagesën e energjisë elektrike për të zbuluar këtë skandal, ndërsa inspektimet do të kryhen në cdo institucion shtetëror.
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar lirimin nga detyra fillimisht të vetëm 131 puninjësve të policisë së Burgjeve të cilët rezultojnë të jenë debitorë me vlera më të mëdha të faturave të pashlyera. Kjo bëhet për të mos rrezikuar sigurinë në burgjet shqiptare, ndërsa hap pas hapi do të vijohet me lirimin gradual edhe të punonjësve të tjerë.
Sipas Ministrise se Drejtesise, aksioni do të vazhdojë edhe më tej, me stafin civil të burgjeve dhe do të konkretizohet n ë marrjen e masave përkatëse për këdo që ka shkelur Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ky verifikim është duke u kryer në çdo institucion shtetëror, pas një urdhëri të dalë nga Kryeministri që kërkon zbatimin e ligjit me korrektësi për të gjithë nëpunesit e shtetit.
Ndërkaq këtë të shtunë, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama i cili në një postim në rrejtin social Fb shkroi se
“Kush abuzon me energjine s’mund te marre rroga” me leket e taksave! Te punosh ne shtet do te thote te jesh shembull ne pagesen e dritave ujit taksave”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09