Akuzohet për korrupsion, 33 vite burg për fituesen e çmimit Nobel për Paqe

Akuzohet për korrupsion, 33 vite burg për fituesen e çmimit Nobel për Paqe

Aung San Suu Kyi, Fituesja e çmimit Nobel për Paqe

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, u dënua me 33 vite burgim dhe është akuzuar për korrupsion, posedim të paligjshëm të pajisjeve të komunikimit dhe shpërfillje të kufizimeve kundër Covid-19. Procesi gjyqësor zgjati 18 muaj dhe përfundoi me një vendim përfundimtar ditën e sotme. Suu Kyi, 77 vjeçe u dënua për pesë akuza për korrupsion në lidhje me punësime, mirëmbajtjen dhe blerjen e një helikopteri për një ministër të qeverisë.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë konsideruar mashtrim dhe sipas tyre e gjitha kjo është një skenë e qeverisë. Të gjithë gazetarët janë ndaluar të marrin pjesë në procesin gjyqësor dhe gjithashtu edhe avokatët e saj jaë ndaluar të japin sqarime për mediat.

Gjithashtu edhe Ish-presidenti i Mianmarit, Ëin Myint, u akuzua bashkë me Suu Kyi në gjyqin e fundit, me të njëjtat akuza të ngritura dhe si përfundim mori të njëjtin dënim

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja